Aktualitet

Numri i lartë i të infektuarve/ ISHSH pezullon 8 aktivitete, gjobitet me 1 milionë lekë një subjekt

16 Qershor 2020, 12:12 Nga DOSJA
Numri i lartë i të infektuarve/ ISHSH pezullon 8 aktivitete, gjobitet

Tiranë- Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren për masat e marra për COVID-19. ISSH bën me dije se  gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1321 inspektime dhe janë pezulluar 8 aktivitete/shërbime. Ndërkohë është vendosur gjobë në vlerën 100 000 për një subjekt.

Njoftimi:

Janë pezulluar 8 aktivitete/shërbime, është vendosur gjobë në vlerën 100 000 për një subjekt. Gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 67 mijë inspektime për masat ndaj COVID19 dhe janë marrë mbi 250 masa administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje. ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik. MSHMS kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdormimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë. Nërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjesimin e subjekteve për zbatim të protokolleve në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll