Aktualitet

Kritikat për provimin e Gjuhë-Letërsisë, QSHA pranon gabimet në tekst: U ndërtua qëllimisht për të vlerësuar kompetenc

16 Qershor 2020, 13:23 Nga DOSJA
Kritikat për provimin e Gjuhë-Letërsisë, QSHA pranon gabimet

TIRANË-Në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, dje u zhvillua në takim, ku u diskutua në lidhje me provimin e maturës të Gjuhë-Letërsisë dhe pretendimet e studentëve. Pjesë e takimit ishin MASR, QSHA, DPAP, KOMSH dhe 20 mësues të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nga Tirana, Fieri, Vlora dhe Elbasani. Përsa i përket hartimit të pyetjeve, të pranishmit u shprehën se nuk ka gabime shkencore dhe testi nuk ka dalë jashtë programit orientues.

Gabimet në tekst u pranuan, por me argumentin se ishte ndërtuar në mënyrë të tillë, për të vlerësuar kompetencat gjuhësore të nxënësve dhe kjo u është bërë e ditur maturantëve përmes një fjalie sqaruese në fillim të tekstit. Gjithashtu u theksua se ky lloj testi ka qenë edhe në modelin e prezantuar nga QSHA disa ditë më parë.

Për poezinë e Lasgush Poradecit u theksua se ky autor është lexuar edhe gjatë procesit mësimor, si dhe është paraqitur në testin model, duke u dhënë mundësi maturantëve dhe mësuesve që të bëjnë përsëritjet e nevojshme. Në fund QSHA vendosi se do të bëjë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve dhe do të heqë nga vlerësimi ndonjë pyetje e cila konsiderohet e një niveli më të lartë sesa ai i njohurive të nxënësve.

Njoftimi i plotë i QSHA

NJOFTIM I QENDRËS SË SHËRBIMEVE ARSIMORE (QSHA) Ditën e djeshme, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), u zhvillua një takim, ku ishin të ftuar të gjithë të interesuarit, për të diskutuar mbi pretendimet e ngritura nga maturantët, lidhur me testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe letërsisë. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të MASR, QSHA, DPAP, KOMSH, si edhe 20 mësues të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nga shkolla të ndryshme të Tiranës, Fierit, Vlorës, Elbasanit, etj. Gjatë takimit u theksua dhe u mbështet nga të gjithë të pranishmit se testi i Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk ka dalë jashtë programit orientues (pra është në pajtueshmëri të plotë me të) dhe nuk ka gabime shkencore. Lidhur me pretendimin se në test ka gabime drejtshkrimore, QSHA sqaron se ka vërtet një tekst me gabime, por ky tekst është ndërtuar në mënyrë të qëllimshme i tillë, për të vlerësuar kompetencat gjuhësore të nxënësve. Kjo u është bërë e ditur maturantëve, përmes një fjalie sqaruese, që në fillim të tekstit. Nga ana tjetër, duhet theksuar se përdorimi i teksteve të tilla është një praktikë e përdorur nga hartuesit e testit edhe më parë në testet e Maturës Shtetërore. Madje, edhe në modelin e prezantuar nga QSHA para disa ditësh, është përfshirë një tekst i tillë. Ndër të tjera, në takimin e djeshëm u pranua se testi në fjalë ka qenë i përshtatshëm për vlerësimin e kompetencave, duke u bazuar plotësisht në programin orientues dhe në përpjesëtim të drejtë, gjithashtu, edhe me programin e shkollave profesionale. Në lidhje me përfshirjen në test të poezisë së Lasgush Poradecit, u qartësua se ky autor është i lexuar dhe i studiuar gjatë procesit mësimor në shkollë. Përfshirja e tij në provimin e maturës u është bërë e qartë nxënësve, edhe përmes paraqitjes së tij në testin model, i cili është shpërndarë paraprakisht tek ata. Kjo u ka dhënë mundësi maturantëve dhe mësuesve që të bëjnë përsëritjet e nevojshme mbi veprat e këtij autori, për një përgatitje sa më të mirë të nxënësve në provimet e maturës. Gjithashtu, u nënvizua se modeli i testit të shpërndarë tek nxënësit paraprakisht, ka qenë shumë i ngjashëm me provimin e “Gjuhës shqipe dhe letërsisë”, si nga teknika e organizimit të pyetjeve, ashtu edhe nga përmbajtja e tyre. Ky fakt do të thotë se nxënësit kanë qenë plotësisht të informuar mbi natyrën e provimit me të cilin janë ballafaquar javën e kaluar. Përkundër gjithë këtij diskutimi të zhvilluar, QSHA vendosi se do të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qendra e sherbimeve arsimore testi i letersise qendra e sherbimeve arsimore testi i letersise

Sondazh

Poll