Aktualitet

Gjendet zgjidhja e përkohshme, plehrat e Durrësit do dërgohen për 4 muaj në Sharrë, Bashkia firmos marrëveshjen me kompan

16 Qershor 2020, 14:15 Nga DOSJA
Gjendet zgjidhja e përkohshme, plehrat e Durrësit do dërgohen

DURRËS – Bashkia e Durrësit dhe kompania që menaxhon mbetjet në landfillin e Sharrës, kanë arritur një marrëveshje. Sipas marrëveshjes, mbeturinat e Durrësit do të dërgohen në inceneratorin e Sharrës dhe përpunimi do të bëhet pa pagesë. Marrëveshja ka afat 4 muaj, periudhë kjo që do t’i lejojë Bashkisë së Durrësit që të zgjidhë problemin me fondet apo vendin se ku do t’i dërgojë.

Kjo është marrëveshja e dytë, pasi ditën e djeshme përfundoi pakti i parë mes Bashkisë së Durrësi dhe kompanisë. Për pasojë situata me mbetjet u kthye sërish si një javë më parë, çka solli edhe marrëveshjen e dytë për një periudhë pak më të gjatë.

Në lidhje me këtë çështje reagoi edhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter. Kreu i qeverisë siguroi të gjithë durrsakët, se nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të Bashkisë, ndërsa akuzoi mediat për përhapjen e lajmeve të rreme.

Pak ditë më parë Bashkia e Durrësit shpalli emergjencën mjedisore për shkak të mbetjeve që kishin pushtuar qytetin. Shkak për  situatën u bë anulimi i projektit për Eko-Parkun tek Porto Romano. Pas anulimit, Bashkisë së Durrësit, iu kërkua që t’i çonte mbetjet në landfillin e Sharrës.

Por për shkak të pamundësisë për të mbuluar kostot, pushteti vendor përdori Manzën, Sukthin dhe Gjirin e Lalzit për depozitimin e mbeturinave dhe djegien e tyre. Banorët e këtyre zonave kundërshtuan me forcë vendimin e Bashkisë së Durrësit, ndërsa u ngritën në protestë, duke mos lejuar shkarkimin e kamionëve me mbetje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e durresit landfilli i sharres plehrat ne durres bashkia e durresit landfilli i sharres plehrat ne durres

Sondazh

Poll