Aktualitet

8 muaj nga atentati në Shkozet, babai i Andi Malokut letër SHBA dhe BE: Policia e Durrësit s’mori asnjë masë për të ndj

16 Qershor 2020, 14:16 Nga DOSJA
8 muaj nga atentati në Shkozet, babai i Andi Malokut letër SHBA dhe

TIRANË– Babai i Andi Malokut, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja që mbeti i vrarë në atentatin e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, i ka dërguar një letër autoriteteve shqiptare, institucionever ndërkombëtare, Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Evropian. Genci Maloku, thotë se nga ana e policisë së Durrësit nuk u mor asnjë masë për të parandaluar ikjen e autorëve dhe shton se akoma nuk i është marrë ADN-ja të dyshuarit kryesor për ngjarjen, që tanimë është edhe i arrestuar, Orgest Bilbilit.

LETRA E PLOTË E GENCI MALOKUT: 

Me anë të kësaj letre ju kërkojmë që të ndërhyni në gjendjen e paligjshme që po vazhdon në hetimin e çështjes penale në lidhje me atentatin kundër prokurorit Arian Ndoja, ku mbeti i plagosur ai vetë dhe shtetasi Aleksandër Laho dhe gjeti vdekjen djali im Andi Maloku. Që nga momenti i ndodhjes së ngjarjes janë vënë re një sërë paligjshmërish dhe mungesë angazhimi total i forcave të ndryshme të agjencive ligjzbatuese në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur.

1-Nuk janë ngritur postblloqe që në momentet e para dhe nuk është treguar kujdes në lidhje me këtë fakt, në kushtet e flagrancës.

Ka qenë pakujdesia e autorëve të kësaj ngjarje që ka lënë aq shumë prova dhe kjo ngjarje të shkojë drejt zbardhjes, pasi nga forcat policore ka qenë një neglizhencë e madhe, sidomos nga drejtoria vendore e Policisë Durrës.

2-Edhe deri më sot nuk ka asnjë informacion apo variant operativ në lidhje me autorët e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët e saj, që të jetë nxjerrë nga kjo drejtori me qëllim që të ndihmohet hetimi. Nuk mund te mbahet peng hetimi me argumentin se s’ka lente laboratorike për nxjerrjen e analizës se ADN-së.

Më 18 maj, Genci Maloku i dërgoi edhe SPAK një kërkesë për të parë pamjet filmike të atentatit të Shkozetit. Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ndodhi pasditen e 1 nëntorit 2019, disa ditë pasi kryeministri Edi Rama e kishte sulmuar atë publikisht, duke e etiketuar si pjesë e një grupi “KCK”, (Kap ça të kapësh), në drejtësinë shqiptare.

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi maloku arjan ndoja genci maloku andi maloku arjan ndoja genci maloku

Sondazh

Poll