Aktualitet

Do të zhvillohej ditën e nesërme, KPK shtyn seancën dëgjimore për Shpresa Beçajn

16 Qershor 2020, 13:50 Nga DOSJA
Do të zhvillohej ditën e nesërme, KPK shtyn seancën

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë për herë të dytë seancën dëgjimore për ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Kjo e fundit aktualisht është gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Seanca dëgjimore ishte parashikuar të zhvillohej ditën e nesërme në orën 10:00. KPK do të njoftojë edhe arsyet e shtyrjes së seancës.  Ndërkohë, më 3 qershor seanca ndaj Beçaj u shty pasi kjo e fundit kishte paraqitur raport mjekësor.

Trupa gjykuese, që po bën verifikimin e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, përbëhet nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpk shtyn seancen degjimore per shpresa becaj shpresa becaj kpk shtyn seancen degjimore per shpresa becaj shpresa becaj

Sondazh

Poll