Aktualitet

Rama në rrezik? Identifikohen disa të prekur me Covid-19 në kryeministri, njëri prej tyre gardist në hyrje të godinës

16 Qershor 2020, 12:14 Nga DOSJA
Rama në rrezik? Identifikohen disa të prekur me Covid-19 në

TIRANË– Disa persona, punonjës në kryeministri janë identifikuar si të prekur me Covid-19. Dosja.al mëson se mes të prekurve janë edhe dy gardistë, një prej tyre qëndron në hyrje të godinës së kryeministrisë. 

A do të duhet të futet në karantinë kryeministri Edi Rama? 

Por kryeministria nuk është i vetmi institucion që është prekur nga Covid-19. Burime për Dosja.al bëjnë  me dije se ditët e fundit janë infektuar punonjës të  Ministrisë së Bujqësisë, të Postës Shqiptare, zyrave të OSHEE-së, të Ministrisë së Financave dhe të Bashkisë Tiranë.

Po kështu mësohet se të gjithë punonjësit e SPAK ka bërë tamponin, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që priten edhe testet serologjike, për të vërejtur nëse e kanë kaluar ose jo me parë.

Mëngjesin e sotëm Dosja.al raportoi se janë infektuar edhe shumë punonjës shëndetësor.

Ndërkohë ministria apelon që qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen për higjienën e tyre. Sot është zgjeruar harta e të prekurve  me 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Numri i rasteve aktive në vend është 571 dhe që nga nisja e pandemisë janë infektuar 1672. Sakaq numri i viktimave ka shkuar në 37.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne kryeministri edi rama koronavirusi ne shqiperi covid-19 ne kryeministri edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll