Aktualitet

PROFIL/ Kush ishte “Gjenerali” Nehat Kulla, krijoi komisariat police në 1997, si pozonte me uniformë ushtarake para mediav

16 Qershor 2020, 14:20 Nga DOSJA
PROFIL/ Kush ishte “Gjenerali” Nehat Kulla, krijoi komisariat police

TIRANË– Nehat Kulla, 67-vjeçari që ndërroi jetë për shkak të Covid-19, tre javë pasi humbi të vëllanë, Ramaznin për shka të së njëjtës sëmundje, ishte një person mjaft i njohur në Shqipëri. Dosja.al ju sjell detaje nga jeta e të fortit të njohur si Gjenerali, një nga krerët e bandave më me influencë në Shqipëri, që u krijua në vitin 1997.

Nehat Kulla, që jetën nuk ja morën dot as plumbat, por u shua nga koronavirusi, ka drejtuar një ndër bandat më famëkeqe në Tiranë dhe në Shqipëri, në vitin e mbrapshtë 1997. Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri dhe veproi në fshatin Tufinë në Tiranë.

Teksa Tirana dhe e gjithë Shqipëria digjej nga lufta civile që po zhvillohej, ai së bashku me familjarë e miq të tij mbanin të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij.

Banda e tij akuzohet se ka kryer shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme në vitet 1997-1998. Pikërisht në repartin “xhenios”, pasi grabiti një kamionçinë ushtarake të llojit Chevrolet me targa ushtrie dhe sinjale policie e mbante veshur edhe uniformë ushtarake, Kulla, u emërua me noftën Gjenerali. Në atë kohë, i vetmi mjet ushtrie që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës.

“Gjenerali” e quanin edhe banorët e zonës, të cilët e shikonin Kullën si udhëheqësin e tyre. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora. Madje, ka pozuar edhe për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë.

Nehat Kulla ka qenë edhe në burgun e Fushë Krujës, pasi u dënua me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ ministrit të Arsimit, Halit Shamata.  Më 13 korrik të vitit 2019, Kulla u lirua nga qelia, pasi shleu të gjithë denimin e tij. Dosja.al solli edhe video ku Kulla që la qelinë shihet i ulur në një mjet të llojit “Benz” dhe pas i shkojnë edhe disa makina të tjera shoqëruese, teksa niset drejt shtëpisë së tij.

Më 28 prill, u shënua edhe viktima e 28 nga koronavirusi. Viktima ishte pikërisht vëllai i Gjeneralit, 60-vjeçari i identifikuar si Ramazan Kulla. Me dhimbjen e familjes për ndarjen nga jeta të të afërmit të tyre, u bashkuan edhe kolegët e të ndjerit Ramazan Kulla, të cilët kanë shprehur publikisht ngushëllimet e tyre. Kulla prej vitesh punonte në doganë, ndërsa kolegët e tij nuk i kanë kursyer ngushëllimet për mikun e tyre.

Ndërsa, vetëm një ditë më parë, Covid-19, rrëzoi Kullën e dytë. Edhe pse u raportua si vdekje natyrale, Dosja.al mësoi se Nehat Kulla, i njohur edhe si “Gjenerali”, ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Burime i thanë Dosja.al, se Kulla, ka patur simptoma dhe ka qenë duke u trajtuar në shtëpi. Ai ka ndërruar jetë gjatë natës, ndërkohë që rezultati i analizës që iu bë trupit pas vdekjes tek “Senatoriumi”, dhe konfirmoi se ai ishte COVID pozitiv.

Kështu, koronavirusi rrëzoi dy ‘Kullat’ e forta të fisit, brenda tre javësh….

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nehat kulla vdes nehat kulla nehat kulla vdes nehat kulla

Sondazh

Poll