Aktualitet

Shoqata e Transportit nesër në protestë: Kërkojmë një pagë shtesë dhe rihapjen e punës

16 Qershor 2020, 12:47 Nga DOSJA
Shoqata e Transportit nesër në protestë: Kërkojmë

TIRANË– Shoqata e Transportit ditën e sotme ka njoftuar se nesër në orën  11:00 do të mbajnë protestë para Ministrisë së Infrastrukturës.

Kjo protestë vjen si shkak i shtyrjes së rihapjes së transportit urban që ishte njoftuar për të hënën e 15 qershorit. Ndërkohë Shoqata e Transportit ka kërkuar rihapjen si edhe marrjen e një page shtesë.

 “Vendimi i strukturave shtetërore për shtyrjen me 1 javë të hapjes së transportit publik prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të punësuarit në këtë sektor dhe familjet e tyre, për të cilat duhet të akordohet një pagë shtesë. Ju bëjmë me dije që kjo kërkesë është bashkëngjitur kërkesave tona për rifillimin e shërbimit.”- thuhet në njoftimin e Shoqatës së Transportit.

Kujtojmë se më 7 qershor  Ministria e Infrastrukturës njoftoi rinisjen e punës dhe hapjen e transportit publik për datën 15  qershor, por në një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë  më 12  qershor u njoftua se hapja e transportit publik do të shtyhej edhe me një javë si shkak i shtimit të rasteve me Covid-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shoqata e transportit koronavirusi ne shqiperi shoqata e transportit

Sondazh

Poll