Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje 49-vjeçarin që po ecte me biçikletë

16 Qershor 2020, 08:37 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Durrës-Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka përplasur për vdekje një 49-vjeçar me iniciale B.K.  Të njëjat burime bëjnë me dije se makina drejtohej nga shoferja me iniciale K.D, 30-vjeç. 

Policia në një njoftim për mediat bën me dije përplasja ka ndodhur sot në rreth orës 07:00.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen K.D., 30 vjeçe. Kjo shtetase më datë 16.06.2020, rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë–Durrës, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjeksore ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’“, shkruan Policia.

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës vdes 50-vjeçari në durrës aksident në durrës vdes 50-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:54

TIRANË– Ditën e djeshme Ministria e Transportit dhe Aeroporti i Tiranës njoftuan se sot do të rinisnin fluturimet që janë pjesë e operacionit të riatdhesim...