Aktualitet

Infektimi i edukatores/ Drejtoresha Zhaneta Beqiri e mohoi, por Rakacolli e nxjerr “zbuluar”: Është e vërtetë, fëmijët

16 Qershor 2020, 07:54 Nga DOSJA
Infektimi i edukatores/ Drejtoresha Zhaneta Beqiri e mohoi, por Rakacolli e

Tiranë- Kryetarja e Komitetit Ekspertëve, Mira Rakacolli ka pranuar se në çerdhen numër 16 në Tiranë ka rezultuar e infektuar një nga edukatoret. Rakacolli ka treguar se pjesa tjetër e stafit dhe fëmijët janë pa shenja.

“Është e vërtetë, ka dalë eduktorja, fatmirësisht stafi ka qenë pa shenja, fëmijët po e po, por sot do shohim rezultatet e do vendosim më tej”, u shpreh ajo në emisionin “Wake-up” në Top Channel.

Ajo theksoi më tej se shifrat e larta të ditëve të fundit ishin të pritshme që në momentin që u vendos për hapjen e vendit.

“Çdo program hapje shoqërohet me rritje, kudo është ky fenomen, ne e prisnim , kemi menduar dhe një maksimum numrash në rast hapjesh dhe se deri ku mund të përballohen. Dhe këto që kemi aktualisht janë të përballueshme. Momenti që u bë hapja ishte tërësisht e arsyeshme kjo gjë.  Vërtet u tha se do hapen të gjitha, bizneset etj me radhë, por të gjitha këto duhet me protokolle, me maska, distancim etj me radhë dhe të gjitha këto nuk janë zbatuar fatkeqësisht , sepse po vëmë re se njerëzit po sillen sikur të kishte mbaruar pandemia”, u shpreh ajo.

Një ditë më parë u mbyll cerdhja nr.16 në Tiranë, pasi rezultoi e infektuar një nga edukatoret. Ky lajm u mohua nga Drejtoresha e Kopshteve dhe çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri. Kjo e fundit u shpreh se në çerdhe ka një rast të dyshuar si të infektuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cerdhja ne tirane koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli cerdhja ne tirane koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:54

TIRANË– Ditën e djeshme Ministria e Transportit dhe Aeroporti i Tiranës njoftuan se sot do të rinisnin fluturimet që janë pjesë e operacionit të riatdhesim...

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:23

KORÇË- Policia Kufitare në Kapshticë ka proceduar 50-vjeçarin me inciale M.V, pasi tentoi të kalonte kufirin me 32 mijë euro me vete.  Polici...