Aktualitet

Shkarkohet ish-prokurori i Krimeve të Rënda Blerim Tominaj, KPK: Kishte probleme me pasurinë

16 Qershor 2020, 07:41 Nga DOSJA
Shkarkohet ish-prokurori i Krimeve të Rënda Blerim Tominaj, KPK:

TIRANË- Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Blerim Tominaj është shkarkuar sot nga detyar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosor që Tominaj të shkarkohet nga detyra pasi ka gjetur problemeve gjatë procesit të rivlerësimit.

Shkarkimi i ish-kreut të Krimeve të Rënda ishte i prishtëm, pasi në seancën dëgjimore në KPK që u zhvilluar të premten ai nuk u paraqit. Ai  u përfaqësua  në seancë nga avokati Adriatik Camaj, ish-prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe një prej ish-kandidatëve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

Trupa gjykuese e përbërë nga  Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, gjatë hetimeve kishin vërejtur disa probleme në pasurinë e tij.  KPK kishte përfunduar vetëm administrativ për prokurorin Tominaj,  për kriterin e pasurisë, ku ILDKPKI ka identifikuar mungesë të dokumentacionit për pasuritë e trashëguara nga i ati dhe pasaktësi në deklarime.

Po ashtu kundër prokurorit u gjetën shkelje dhe për një lokal 179 m2 në Durrës në vlerën 170 mijë euro si trashëgimtar nga testamentI i babait të ndjerë, pasi nga hetimi administrativ ka rezultuar e justifikuar me dokumentacion vetëm një vlerë 1.2 milionë. Por probleme ka pasur dhe me një apartament me sipërfaqe 55 m2 në plazhin e Durrësit, në vlerën rreth 25 mijë euro.

KPK në realicionin e lexuar të premten u shpreh se Tominaj ka probleme dhe me prona të tjera, pasi nuk ka burime financiare të deklaruara që t’i justifikojnë ato.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerim tominaj komisioni i pavarur i kualifikimit blerim tominaj komisioni i pavarur i kualifikimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:54

TIRANË– Ditën e djeshme Ministria e Transportit dhe Aeroporti i Tiranës njoftuan se sot do të rinisnin fluturimet që janë pjesë e operacionit të riatdhesim...

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:23

KORÇË- Policia Kufitare në Kapshticë ka proceduar 50-vjeçarin me inciale M.V, pasi tentoi të kalonte kufirin me 32 mijë euro me vete.  Polici...