Aktualitet

16 Qershor 2020, 06:54 Nga DOSJA

TIRANË– Ditën e djeshme Ministria e Transportit dhe Aeroporti i Tiranës njoftuan se sot do të rinisnin fluturimet që janë pjesë e operacionit të riatdhesimit. Sipas njoftimit do të kishte disa fluturime në disa destinacione, por qytetarët kanë shprehur shumë ankesa.

Një prej ankesave është publikuar nga JOQ, ku qytetari shprehet se të gjitha kompanitë ajrore po i anulojnë fluturimet drejt Tiranës në momentet e fundit. Sipas tij shteti po luan, pasi ka deklaruar se kufijtë janë të hapur dhe bën show me turistët e charter-it nga Bjellorusia, pasi për emigrantët lejon vetëm fluturimet me “Air Albania”, ku çmimet janë shumë të larta.

Mirembrema! Ju lutem JOQ a mund te postoni ne lidhje me rastet e anullimit te fluturimeve nga Shqiperia ne shtetet Europiane dhe anasjelltas. Te gjitha kompanite ajrore po i anullojne fluturimet drejt Tiranes ne momentet e fundit. Sapo u anullua dhe fluturimi per neser nga Wizz Air , Pisa – Tiranë dhe Tiranë – Pisa dhe nga kontakti me kompanine na komunikohet me ironi qe pyetni qeverine tuaj se cilat jane arsyet e anullimit te fluturimeve. Te gjitha anullimet jane bere nga qeveria Shqiptare ne momentet e fundit.

Dhe ne Zyrih po presin rreth 200 persona ne aeroport aktualisht dhe nuk lejohen te fluturojne per Shqiperi nga shteti une. Ne faqen zyrtare te TIA-s mund te verifikoni qe jane mbi 15 fluturime te anulluara sot dhe per neser. Shteti shqiptar po luan me ne duke deklaruar se kufijte jane te hapur dhe ben shoë me turistet e charterit nga Bjellorusia, duke leju vetem Air Albania me cmimet katastrofike per te fluturuar per perfitimet e tyre personale. Faleminderit nese e postoni”, shkruan qytetari.

Një ditë më parë edhe gazetarja Mirilda Tili ka denoncuar monopolin me fluturimet e “Air Albania”. Sipas saj, Shqipëria është një vend tërësisht i lirë për të fluturuar, por janë hapur vetëm linjat ku nuk shkon “Air Albania”. Ajo akuzon ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, se po bllokon udhëtimet e tjera vetëm për të bërë riatdhesimet me “Air Albania”, që të shiten biletat me nga 300 euro.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet air albania denoncimi i qytetarit operacioni i riatdhesimit air albania denoncimi i qytetarit operacioni i riatdhesimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:23

KORÇË- Policia Kufitare në Kapshticë ka proceduar 50-vjeçarin me inciale M.V, pasi tentoi të kalonte kufirin me 32 mijë euro me vete.  Polici...