“Boom” infektimesh/ Manasitrliu e prerë: Nuk do të ketë rimbyllje, po përgatitemi për disa skenarë
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mbërmë në emisionin “Opinion” theksoi se nuk do të ketë rimbyllje apo kthim pas, por është e rëndësishme që qytetarët të tregohen të përgjegjshëm.
“Ne do të shohim në mënyrë dinamike si do shkojë evolimi i epidemisë. Nuk është në dëshirën tonë rimbyllja apo kthimi pas. Jemi duke u përgatitur që sistemi shëndetësor të mos ketë probleme në trajtimin e rasteve. Nga ana tjetër është përgjegjësi e qytetarëve për të respektuar rregullat e vendosura”, tha Manastirliu.
Manastirliu deklaroi se janë marrë masat për disa skenarë dhe sistemi shëndetësor është i gatshëm të përballojë situatën edhe nëse shtrohen 80 pacientë në Spitalin Infektiv, në dispozicion të pacientëve që trajtohen me COVID-19 janë 550 shtretër.
“Kemi disa skenarë gati për t’i aplikuar. Kemi bërë gati që sistemi të përballojë raste mbi 80. Nëse i kalojmë mbi 80 Spitali Infektiv ka 120 shtretër kapacitetin, pastaj kemi bërë gati spital 2 që është ‘Shefqet Ndroqi’, Covid 3 që është ish-Kirurgjia dhe COVID-19 që është ish-Kristal. Në total janë 550 shtretër për të trajtuar pacientët me COVID-19 ”, tha Manastirliu.
Duke theksuar se përgjegjesia kryesore e strukturave shëndetësore është që personeli të jetë i mbrojtur, Manastirliu tha se infektimi i personelit shëndetësor është botëror, ka ndodhur në Itali, Spanjë, Gjermani, dhe kjo vjen pasi kontaktet janë më të mëdha pas lehtësimit të masave.
“Aktualisht 97% e akiviteteve janë të hapura, ka më shumë kontakt. Edhe në sistemin shëndetësor ndodh e njëjta gjë. Ne e rihapën sistemin shëndetësor dhe kontatet janë më të mëdha. Në spitale vijnë persona me shumë patologji, edhe raste të prekura. Detyra jonë është që përmes protokollove të izolojmë këto raste. Nuk është fenomen që ka ndodhur vetëm në Shqipëri, ka ndodhur në Itali, në Spanjë, Gjermani. Janë fenomene të pashmangshme”, tha ministrja.
Virusi po përhapet me shpejtësi të madhe. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se janë konfirmuar 69 raste të reja. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19 dhe në total janë infektuar 1590 qytetarë. Numri i viktimave ka shkuar në 36.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Arrestohet 63-vjeçari në Durrës, kohët e fundit përndiqte një grua
Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe një 63-vjeç...
Pak kohë më parë la qelinë, vdes Nehat Kulla, Gjenerali ishte me COVID por s’pranoi të shtrohej në spital!
TIRANË- Nehat Kulla i njohur si Gjenerali ose i forti i 1997-ës ka ndërruar jetë, pasi ishte në gjendje tejet të rëndë pasi ishte prekur nga COVID-19. Kull...
Produktet alternative të nikotinës nuk duhet të pengohen, për të mirën e duhanpirësve
TIRANË- Gati 600 persona morën pjesë në Forumin Global të Nikotinës (GNF), i cili u mbajt më 11 dhe 12 qershor për të dëgjuar prezantime nga 30 ekspertë mb...
DOKUMENTI/ Publikohen përgjigjet e sakta të testit të Matematikës
TIRANË- Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pas provimit përgjigjet e testit të Matematikës. Ndryshe nga...
Rritet numri i të infektuarve/ 9 raste të reja me COVID-19 në Krujë, preket e moshura në Fier, niset me urgjencë drejt Inf
Krujë-COVID-19 po përhapet sërish me shpejtësi. Dosja.al mëson se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me 9 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Burime bëjne me...
“Boom” infektimesh në Tiranë/ Preken 4 infermierë të ORL-së në QSUT, së fundmi kishin marrë pjesë në operacione, r
TIRANË- Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 29 persona në Tiranë. Burime për Dosja.al bëj...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 16 qershor 2020
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë takimin e sotëm të Këshillit Politik...
Fluturimet nga Rinasi, denoncimi i gazetares: Janë hapur vetëm linjat ku nuk shkon “Air Albania”
TIRANË – Gazetarja Mirilda Tili ka denoncuar monopolin me fluturimet e “Air Albania”. Sipas saj, Shqipëria është një vend tërësisht i lirë për të fluturuar...