Aktualitet

COVID-19/ Shefi i Shtabit të FA: Një efektiv në Bunavi që kishte shenja u vetëizolua, kemi plan për valën e dytë

16 Qershor 2020, 08:06 Nga DOSJA
COVID-19/ Shefi i Shtabit të FA: Një efektiv në Bunavi që

TIRANË: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ka deklaruar se një efektiv në Bunavi, i cili ishte me shenja të COVID-19 u vetëizolua në banesën e tij. Ai theksoi se u është marrë tamponi edhe rekrutëve të ardhur nga jashtë.

“Që kur erdhën në Tiranë rekrutët janë kontrolluar, i është marrë tamponi, dhe u çuan në Bunavi i është bërë prap kontroll pasi aty ka personel shëndetësor. Dy muaj ata që vijnë nga jashtë do stërviten vetë si karantinë pra të veçuar në repart. Kemi pasur vetëm një me shenja COVID në Bunavi dhe ai u dërgua  në shtëpi për t’u vetëizoluar. 19 personel ushtarak janë izoluar në vendet fqinje ku kanë qenë apo vendet e tjera. Janë mirë. Kur u vendos linja ajrore ata janë në pritje që të vijnë.”, tha ai. 

Ai shtoi më tej se strukturat ushtarake janë gati për një valë të dytë  të COVID-19.

“Në planet tona për një valë të dytë COVID-19, do të kemi rezerva të nevojshme për ta përballuar. Një muaj kemi riparë matricën e organizimit vjetor. Kemi filluar stërvitjen, kurset, programet, rekrutimin. Kemi filluar dhe me partnerët marrëveshjet. Me hapjen e kufijve do të rifillojnë edhe aktivitetet duke u riskeduluar. Por FA janë në stërvitje, mision, operacione. Janë në aktivitetet e përditshme.”, u shpreh Bardhyl Kollçaku.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl kollcaku koronavirusi ne shqiperi bardhyl kollcaku koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:54

TIRANË– Ditën e djeshme Ministria e Transportit dhe Aeroporti i Tiranës njoftuan se sot do të rinisnin fluturimet që janë pjesë e operacionit të riatdhesim...

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:23

KORÇË- Policia Kufitare në Kapshticë ka proceduar 50-vjeçarin me inciale M.V, pasi tentoi të kalonte kufirin me 32 mijë euro me vete.  Polici...