Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gjykata rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës për lirim nga burgu, i riu mbetet në qeli

16 Qershor 2020, 08:16 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gjykata rrëzon kërkesën e Redjan

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e  Redjan Rrajës për lirim nga burgu. Mësohet se gjykata ka hedhur poshtë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë dhe kështu i riu ka ngelur në qeli.

Nuk është hera e parë që Rraja kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Në  nëntor të vitit të shkuar, Apeli rrëzoi kërkesën e tij për t’u liruar duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”, e cila ishte dhënë nga Shkalla e Parë. Por i akuzuari bëri rekurs Apel për vendimin.

Rraja u arrestua pas atentatit që iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoji,  më 1 nëntor të vitit 2019 te mbikalimi i Shkozetit. Ai i njohur ndryshe si ‘Dara” i Krujës. Po kështu ai është edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. I riu u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë. Rraja u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm. Rraja ka mohuar akuzat dhe është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Atentati më 1 nëntor 2019:

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:54

TIRANË– Ditën e djeshme Ministria e Transportit dhe Aeroporti i Tiranës njoftuan se sot do të rinisnin fluturimet që janë pjesë e operacionit të riatdhesim...