Aktualitet

Kapet i riu me pistolete dhe municione në Tiranë, Policia: Rrezikon deri në 7 vite burgim

16 Qershor 2020, 08:10 Nga DOSJA
Kapet i riu me pistolete dhe municione në Tiranë, Policia: Rrezikon

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 24-vjeçar pasi është kapur duke lëvizur me armë pa leje. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se të riut i është sekuestraur armë dhe municion luftarak. Materialet në ngarkim të të riut u dërguan në Prokurori dhe tashmë shtetasi Nj. K. Rrezikohet të dënohet deri në 7 vjet burgim.

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Todi Shkurti”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Nj. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Nj. K. i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24 vjecari kapet i riu me arme policia tirane arrestohet 24 vjecari kapet i riu me arme policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:54

TIRANË– Ditën e djeshme Ministria e Transportit dhe Aeroporti i Tiranës njoftuan se sot do të rinisnin fluturimet që janë pjesë e operacionit të riatdhesim...