Aktualitet

Vijon përhapja e COVID-19, shtohen dhe 8 raste të reja në Durrës

16 Qershor 2020, 07:23 Nga DOSJA
Vijon përhapja e COVID-19, shtohen dhe 8 raste të reja në

DURRËS- COVID-19 po vijon të përhapet me shpejtësi. Dosja.al mëson se në 24 orët e fundit në qytetin e Durrësit janë konfirmuar dhe 8 raste të reja me koronavirus.

Më tej bëhet me dije se dy prej tyre mësohet se janë vatra të reja, ndërsa 6 të infetkaurit e tjerë janë zinxhiri i kontakteve të rasteve të konfirmuara më parë.

Dje në Durrës, nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije ishin konfirmuar dhe qytetarë të prekur, ku një ishte punonjës e bashkisë. Ky institucion tashmë ka mbyllur dyert për qytetarët dhe i gjithë stafi është karantinuar.

Ndërkohë sot janë konfirmuar dhe 82 raste të reja me COVID-19. Ministria apelon që qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen për higjienën e tyre. Harta e të prekurve është zgjeruar me 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 50 pacientë dhe që nga nisja e pandemisë 37 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në vend është 571 persona aktivë me COVID-19 dhe që nga nisja e pandemisë janë infektuar 1672.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rastet e reja me covid në durrës koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rastet e reja me covid në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:54

TIRANË– Ditën e djeshme Ministria e Transportit dhe Aeroporti i Tiranës njoftuan se sot do të rinisnin fluturimet që janë pjesë e operacionit të riatdhesim...

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:23

KORÇË- Policia Kufitare në Kapshticë ka proceduar 50-vjeçarin me inciale M.V, pasi tentoi të kalonte kufirin me 32 mijë euro me vete.  Polici...