Aktualitet

Arrestohet 63-vjeçari në Durrës, kohët e fundit përndiqte një grua

16 Qershor 2020, 06:53 Nga DOSJA
Arrestohet 63-vjeçari në Durrës, kohët e fundit

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se mes të arrestuarve është edhe një 63-vjeçar me inciale B.Z, i cili akuzohet për përndjekje. Sipas Policisë 63-vjeçari kohë e fundit përndiqte një grua me iniciale S. K.

Njoftimi i Policisë:

Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar që drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit: B.Z., 63 vjeç, banues në fshatin Zall, Krujë, pasi Prokuroria e Rrethit Krujë i ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Përndjekja”, sepse ka përndjekur shtetasen S. K.; F.Z., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, sepse më datë 21.07.2019 ka kanosur shtetasin A. P.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.P., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Suzuki”, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 63-vjeçari në durrës arrestohet 63-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 06:23

KORÇË- Policia Kufitare në Kapshticë ka proceduar 50-vjeçarin me inciale M.V, pasi tentoi të kalonte kufirin me 32 mijë euro me vete.  Polici...