Sport

I përfundon kontrata këtë sezon me Partizanin, “ushtari” Bruno Telushi gati të transferohet jashtë Shqipërisë

15 Qershor 2020, 12:23 Nga DOSJA
I përfundon kontrata këtë sezon me Partizanin,

TIRANË-Për Bruno Telushin ky sezon mund të jetë i fundit me fanelën e Partizanit, mesfushori vlonjat i përfundon kontrata më 30 qershor dhe ende nuk ka një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Në Maqedoninë e Veriut, mediat raportojnë se Shkëndija e Tetovës ka nisur bisedimet e para me Telushin, por thuhet se janë bërë kontaktet e para dhe në vazhdim mbetet gjendja e një marrëveshjeve për bashkëpunimin mes palëve sezonin e ardhshëm.

Telushi është pjesë e Partizanit që prej janarit të vitit 2017, kur pas një eksperiencë në Kroaci me Slaven Belupo, u rikthye në Shqipëri dhe veshi fanellën e të kuqve. Më parë ai kishte luajtur edhe me Flamurtarin, ku kishte mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bruno telushi partizani shkendija e tetoves bruno telushi partizani shkendija e tetoves

Sondazh

Poll