Sport

“Ka qenë e vështirë…”, Vanessa bllokon faqet e fansave të Kobe dhe Gianna Bryant në rrjetet sociale

15 Qershor 2020, 12:03 Nga DOSJA
“Ka qenë e vështirë…”, Vanessa bllokon faqet e

SHBA– Në janar të 2020 basketbollisti i njohur Kobe Bryant humbi jetën tragjikisht sëbashku me vajzën e tij 13-vjeçare pas një incidenti me helikopter. Teksa kanë kaluar mbi 5 muaj që kur basketbollisti Bryant dhe Gianna kanë ndërruar jetë, dhimbja për famijarët e tyre nuk është zbehur aspak.

Ndërkohë  mes dhimbjes për personat e dashur të familjes së tyre  anëtarët e tjerë të familjes kanë njoftuar disa veprime të reja që kanë ndërmarrë në kujtim të tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Vannesa Bryant ka ndarë me ndjekësit e saj njoftimin se ajo dhe vajza e saj kanë bërë disa veprime në profilet e të ndjerëve.

Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se i është dashur që të bllokojë profilet e Kobes dhe Giannës në rrjetet sociale, pasi fotografitë e tyre po i bëjnë të ndihen keq.

“Faleminderit për të gjithë dashurinë. Natalia dhe unë, fatkeqësish kemi bllokuar profilet, sepse ka qenë e vështirë të jemi në rrjete sociale dhe të shohim në mënyrë konstante fotografitë e më të dashurve tanë.”- është shprehur ajo.

Kobe u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare, së bashku me Gigi, vajzën e tij 13- vjeçare si shkak i një aksidenti me helikopter dhe shtatë njerëz të tjerë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport vanessa bryant vdes kobe bryant vanessa bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll