Bota

SKENARËT/ Avdullah Hoti jep paralajmërimin: Në Kosovë mund të kemi një valë të dytë koronavirusi, ja ç’mund të shko

15 Qershor 2020, 15:39 Nga DOSJA
SKENARËT/ Avdullah Hoti jep paralajmërimin: Në Kosovë mund

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e pandemisë së koronavirusit.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë pasi në Kosovë po rriten ndjeshëm rastet e reja me koronavirus  ndërsa ka shtuar se për shkak të pandemisë do të thellohet kriza ekonomike dhe se sistemi shëndetësor do të jetë shumë i ngarkuar për t’u kujdesur për të gjithë.

“Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë”, ka shkruar kryeministri Hoti në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Hotit 

Të dashur qytetarë, Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin #COVID19! Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë!

Prandaj ju lus që t’i keni parasysh masat obligative për mbrojtje:

Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike

● Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta

● Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve

● Mbajeni distancën fizike

● Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale

● Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve

Lehtësimi i masave për lëvizje të lirë ka qenë i domosdoshëm, por shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish që t’i zbatoni me përpikmëri masat mbrojtëse. Ne kemi hartuar një “Manual për mbrojtje nga përhapja e COVID-19”, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të angazhojë rreth 200 profesionistë shëndetësorë që do të monitorojnë zbatimin e këtyre masave!

KUJDES, rreziku është real! #mbajedistancen

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti koronavirusi ne kosove kosove avdullah hoti koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll