Bota

“Zhduket” koronavirusi në Francë/ Hiqen të gjithë masat kufizuese ndaj Covid-19, hapen kufijtë për vendet e Evropës

15 Qershor 2020, 15:14 Nga DOSJA
“Zhduket” koronavirusi në Francë/ Hiqen të

FRANCË– Presidenti francez, Emanuel Macron ditën e e djeshme në një fjalim për qytetarët e tij ka njoftuar se janë hequr një numër i madh kufizimesh të vendosura për shkak të pandemisë.

Sipas tij, kafet dhe restorantet do të hapen në të gjithë Francën dhe do të  lejohen edhe udhëtimet në të gjithë vendet e Evropës.

Ndërkohë qytetarët, më në fund do të jenë në gjendje të vizitojnë anëtarët e familjes në shtëpitë e të moshuarve, të cilat janë goditur më shumë nga shpërthimi i Covid-19. Ai gjithashtu tha që shkollat ​​do të rihapen më 22 qershor, përveç shkollave të mesme

Megjithatë Macron ka shtuar se qytetarët duhet të përgatiten për një valë të dytë të koronavirusit pasi ai mund të kthehet sërish.

Franca ka qenë një nga vendet më të prekura në të gjithë botën ku më shumë se 29.400 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi  dhe janë regjistruar mbi 194,000 raste me koronavirus

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emanuel macron france koronavirusi ne france emanuel macron france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll