Bota

Policia e qëlloi me dy plumba/ Del autopsia për vdekjen e 27-vjeçarit me ngjyrë në Atlanta

15 Qershor 2020, 14:02 Nga DOSJA
Policia e qëlloi me dy plumba/ Del autopsia për vdekjen e

SHBA– Fundjavën e kaluar u publikua një video që nxiti sërish tensionet  e qytetarëve amerikanë për veprimet diskriminuese ndaj njerëzve me ngjyrë.

Në video shihej që 27-vjeçari me ngjyrë, Rayshard Brooks u qëllua për vdekje me armë zjarri nga policia e Atlantës. Ndërkohë ditën e sotme mediat e huaja kanë shkruar se 27-vjeçari vdiq nga gjakderdhja dhe dëmtimet e organeve prej dy të shtënave në shpinë.

Ky është një rezultat i dalë nga autopsia për vdekjen e Brooks, i cili u vra mbrëmjen e së premtes nga një policisë i bardhë në Atlanta.

Kështu tregon autopsia e kryer të dielën se Brooks, 27-vjeç, vdiq nga humbja e gjakut dhe dëmtimet e organeve të shkaktuara nga plagët me armë zjarri, tha në një deklaratë një hetues për ekzaminimin mjekësor. Mënyra e vdekjes së tij ishte vrasje, thuhet në deklaratë.

Pas vrasjes  së Brooks në Atlanta qytetarët zhvilluan protesta, vetëm pak ditë pasi  Amerika protestoi për 3 javë me rradhë kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë, që i morën jetën edhe George Floyd, një afrikano-amerikan, në Minneapolis më 25 maj.

Demokratët kryesorë thanë të dielën se vrasja e Brooks theksoi nevojën për një ndryshim të rëndësishëm në zbatimin e ligjit të SHBA.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota atlanta rayshard brooks vritet rayshard brooks atlanta rayshard brooks vritet rayshard brooks

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2020, 12:26

Problemet e njësisë speciale KSK me djathtistët

AFGANISTAN– Lavdërimet në llogari të njësisë speciale të Bundeswehrit (KSK) dëgjohen rrallë në opinion. Por kjo nuk do të thotë vetëvetiu diçka të keqe. ...