Bota

Rrëzohet avioni amerikan i Forcave Ajrore në Detin e Veriut, zhduket piloti që ishte në bord

15 Qershor 2020, 14:22 Nga DOSJA
Rrëzohet avioni amerikan i Forcave Ajrore në Detin e Veriut, zhduket

AMERIKË– Një avion ushtarak është rrëzuar në detin e Veriut ku si pasojë është zhdukur një pilot i Forcave Ajrore .

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se avioni F-15C Eagle, ishte nisur nga baza e Forcave Ajrore Britanike në Suffolk dhe u përplas rreth orës 9:40 të mëngjesit, me orën lokale. Mësohet se avioni ishte nisur një misioni stërvitor. Rasti i përplasjes është konfirmuar edhe nga Forcat Ajrore amerikane ndërsa njoftohet se në bord ishte vetëm piloti i zhdukur.

Ndërkohë skuadrat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për mjetin fluturues, i cili besohet që të jetë përplasur rreth 137 km nga gjiri i Yorkshire-t Lindor.

Po ashtu ata po kërkojnë edhe për pilotin e zhdukur sakaq po hetojnë edhe për shkaqet që çuan në rrëzimin e mjetit fluturues. Piloti dhe avioni amerikan janë pjesë e një flote me avionë luftarakë të vendosur në bazën britanike.

Burimi: TheGuardian 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amerikë rrezohet avioni amerikë rrezohet avioni

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2020, 12:26

Problemet e njësisë speciale KSK me djathtistët

AFGANISTAN– Lavdërimet në llogari të njësisë speciale të Bundeswehrit (KSK) dëgjohen rrallë në opinion. Por kjo nuk do të thotë vetëvetiu diçka të keqe. ...