Bota

Kryepeshkopi i Perusë mbush katedralen me mbi 5 mijë portrete të viktimave të Covid-19: Në të ardhmen mund të vdesin nga

15 Qershor 2020, 13:42 Nga DOSJA
Kryepeshkopi i Perusë mbush katedralen me mbi 5 mijë portrete të

PERU– Ditën e djeshme brenda kaderales së Perusë janë vendosur mbi 5 mijë fotografi të  viktimave të Covid-19. Kryepeshkopi i katedrales në kryeqytetin e Perusë, Lima paralajmëroi se gjithmonë  e më shumë njerëzit si shkak i pandemisë po përballen me vdekjen nga mungesa e ushqimit.

Tashmë muajt e parë të 2020 me përhapjen e virusit, kanë parë një  krizë  ekonomike që është krijuar nga pandemia e Covid-19.

“Do të ishte e tmerrshme nëse në muajt e ardhshëm do të kemi sërish mijëra foto të tilla, por të vdekur nga uria.”- tha kleriku.

Covid-19 ka vrarë të paktën 6.400 njerëz në Peru dhe ka pasur më shumë se 225,000 pacientë të infektuar nga fillimi i shpërthimit të virusit.

Mes 5 mijë viktimave ishin edhe oficerë policie, zjarrfikës dhe pastrues të rrugës, ku shumë prej tyre vdiqën pa marrë kujdesin e duhur mjekësor, shkruajnë mediat lokale.

Në një mesazh që dha gjatë meshës së të dielës, Kryepeshkopi Carlos Castillo kritikoi ashpër sistemin shëndetësor të vendit, duke thënë se ai ishte i bazuar mbi egoizmin dhe biznesin e jo mbi mëshirën dhe solidaritetin me njerëzit.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne peru koronavirusi ne peru

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2020, 12:26

Problemet e njësisë speciale KSK me djathtistët

AFGANISTAN– Lavdërimet në llogari të njësisë speciale të Bundeswehrit (KSK) dëgjohen rrallë në opinion. Por kjo nuk do të thotë vetëvetiu diçka të keqe. ...