Bota

Marjan, aktorja dhe këngëtarja iraniane që u bë simbol i rebelimit në Iran, vdes në moshën 71-vjeçare

15 Qershor 2020, 14:46 Nga DOSJA
Marjan, aktorja dhe këngëtarja iraniane që u bë simbol i

IRAN– Marjan, ose e njohur ndryshe në botën e artit si Shahla Safi Zamir ndërruar jetë më 5 qershor në një spital në Los Angeles, në moshën 71-vjeçare.

Marjan ishte një këngëtare dhe aktore populllore në Iranin para-revolucionar e cila, pas burgosjes nga autoritetet islamike të vendit në vitet 1980, ia fali zërin kauzës së lirisë politike në atdheun e saj.

Mediat e huaja kanë raportuar se Marjan ka aktruar në mbi 30 filma në gjuhën Farsi në vitet 1960 dhe 1970 dhe ishte një nga artistet më të mirënjohura të Iranit përpara përmbysjes së shahut të mbështetur nga Perëndimi, në 1979-ën. Ajo ka kënduar gjithashtu këngë shumë të dashura për iranianët, këngë që shpesh evokonin ndjenja nostalgjike.

Po ashtu Marjan iu bashkua një lëvizjeje opozitare për të luftuar kundër këtyre kufizimeve të sapovendosura dhe u arrestua për herë të parë në 1980-ën pse kishte kënduar një këngë që përkthehet si “Atdheu”: “Atdheu im, shtëpia ime, nuk kam vend tjetër veçse këtu, nuk kam të ardhme pa ty.”

Marjan u arrestua sërish në vitin 1982 për lidhjet e saj me disidentë politikë dhe kaloi dy vite në burg, duke përfshirë gati nëntë muaj në izolim. Në burg e mbajtën mes grave të tjera dhe më vonë ajo ka theksuar gjendjen e vështirë të grave të burgosura e artisteve në Iran.

Marjan u largua nga Irani në vitin 2001 dhe shkoi në Dubai. Më pas ajo u vendos në Los Angeles së bashku me të shoqin. Ajo ka performuar në tubimet e përvitshme në Paris përpara turmave që shkonin deri në 100,000 veta.

Burimi:MSN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iran marjan iran marjan

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2020, 12:26

Problemet e njësisë speciale KSK me djathtistët

AFGANISTAN– Lavdërimet në llogari të njësisë speciale të Bundeswehrit (KSK) dëgjohen rrallë në opinion. Por kjo nuk do të thotë vetëvetiu diçka të keqe. ...