Bota

“Do të ngrihemi kundër lirisë së mediave”, Gazetarja filipinase shpallet fajtore për shpifje

15 Qershor 2020, 13:23 Nga DOSJA
“Do të ngrihemi kundër lirisë së mediave”,

FILIPINE– Janë të shumta rastet kur gazetarët akuzohen për shifje ndaj personazheve të politikës apo edhe në fusha të tjera. Kështu është edhe rasti i gazetares filipinase, Maria Ressa, shefja ekzekutive e një faqeje që kritikon presidentin së Filipineve Rodrigo Duterte, është e dënuar për shpifje.

Një gjykatë në Manila e ka shpallur fajtore, Ressan dhe ish-gazetarin tjetër, Reynaldo Santos Jr, me një dënim të mundshëm deri në 6 vjet burg.

“Ne do të ngrihemi kundër secilit sulm kundër lirisë së mediave.”- është shprehur Ressa pas vendimit, duke u zotuar se do ta vazhdojë luftën.

Dy të dënuarit janë liruar me kusht, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Ndërkohë grupet që protestojnë për liri të shprehjes e kanë përshkruar këtë rast si të motivuar politikisht, me qëllim heshtjen e kritikëve qeveritarë.

Akuzat ndaj gazetares lidhen me një artikull të publikuar më 2012, në faqen e saj në internet, Rappler.

Mediat e huaja shkruajnë se në këtë artikull, që është përditësuar 2 vite më vonë në 2014, është përmendur edhe një raport i inteligjencës, që lidh një biznesmen, me vrasje dhe trafikim të njerëzve që kanë lidhje me drogën.

Artikulli është publikuar para miratimit të një ligji për shpifje në internet, mirëpo prokurorët kanë argumentuar se ndryshimet e bëra më vonë nënkuptojnë se Ressa mund të dënohet. Faqja Rappler është përballur me kritika të ashpra, rreth luftës së Dutertes me drogën.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota maria ressa rodrigo duterte maria ressa rodrigo duterte

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2020, 12:26

Problemet e njësisë speciale KSK me djathtistët

AFGANISTAN– Lavdërimet në llogari të njësisë speciale të Bundeswehrit (KSK) dëgjohen rrallë në opinion. Por kjo nuk do të thotë vetëvetiu diçka të keqe. ...