Bota

Partitë gjejnë akordin, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut zhvillohen më 15 korrik

15 Qershor 2020, 14:16 Nga DOSJA
Partitë gjejnë akordin, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

MAQEDONI E VERIUT-Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 15 korrik.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i LSDM-së Zaev i cili tha se  kanë rënë  dakord me liderin e VMRO-DPMNE-së Mickoski që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe pikërisht më 15  korrik të këtij viti. Në një bisedë të ndërsjellë, të dy ranë dakord për detajet e zgjedhjeve dhe do të informojnë Presidentin e shtetit Stevo Pendarovski.

“Mickoski më konfirmoi se pajtohet të kandidojë në zgjedhjet e 15 korrikut. VMRO-DPMNE dhe Mickoski të përgjigjen dhe të hyjnë në procesin demokratik. Unë pres që Mickoski të konfirmojë publikisht se ai pranon të kandidojë në zgjedhjet e 15 korrikut,” tha Zaev.

Ndërkohë Zaev tha se do  të kërkoj nga Pendarovski që të deklarojë një gjendje të jashtëzakonshme të re për të ndryshuar ditën e zgjedhjeve dhe t’i lejojë qeverisë të miratojë rregulla të reja për zgjedhjet që do të zhvillohen

Plani është që votimi të zgjasë tre ditë: më 13 dhe 14 korrik, ndërsa të sëmurët, dhe ata që janë pozitivë për koronavirus do të votonin në karantinë. Votimi në ditën e zgjedhjeve, 15 korrik , do të zhvillohet nga ora 7 e mëngjesit deri në 9 pasdite.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedoni e veriut zoran zaev maqedoni e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2020, 12:26

Problemet e njësisë speciale KSK me djathtistët

AFGANISTAN– Lavdërimet në llogari të njësisë speciale të Bundeswehrit (KSK) dëgjohen rrallë në opinion. Por kjo nuk do të thotë vetëvetiu diçka të keqe. ...