Bota

Studimi i Universitetit të Napolit dhe Peruxhias: Substanca natyrore që bllokon Covid-19, kur ngarkesa virale nuk është e la

15 Qershor 2020, 12:56 Nga DOSJA
Studimi i Universitetit të Napolit dhe Peruxhias: Substanca natyrore

ITALI– Koronavirusi ka përfshirë prej më shumë shumë se 3 muajsh botën mbarë, duke vrarë çdo ditë e më shumë njerëz dhe ka infektuar mbi 7.9 milonë pacientë deri më tani. Italia një ndër vendet europiane më të goditura nga koronavirusi, e cila ka bërë disa studime si për vaksinën edhe për sjelljen e virusit në trupin e njeriut.

Së fundmi një grup studiuesish nga Universiteti  Federico II i Napolit dhe Universiteti i Peruxhias kanë zbuluar substancën natyrore që bllokon koronavirusin kur ngarkesa virale nuk është e lartë.

Kjo substancë e identifikuar  është e pranishme në trupin e njeriut, molekula endogjene të afta për të parandaluar hyrjen e virusit në qelizat njerëzore. Ndërkohë molekulat janë natyrale steroide, e një pjesë prej tyre janë acide biliare, substanca të prodhuara në mëlçi dhe zorrë nga metabolizmi i kolesterolit dhe janë në gjendje të ndalojnë infeksionin kur ngarkesa virale nuk është shumë e lartë.

Drejtorja e Departamentit të Farmacisë së Universitetit të Napolit, Angela Zampella ka sqaruar se kjo substancë gjendet edhe te vaji i ullirit.

Në këtë mënyrë studiuesit thonë se ky është hapi i parë në përgatitjen e një protokolli terapeutik, të cilin studiuesit e kanë paraqitur për tu aprovuar.

Burimi: Ilgiornale

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela zampella koronavirusi ne itali angela zampella koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2020, 12:26

Problemet e njësisë speciale KSK me djathtistët

AFGANISTAN– Lavdërimet në llogari të njësisë speciale të Bundeswehrit (KSK) dëgjohen rrallë në opinion. Por kjo nuk do të thotë vetëvetiu diçka të keqe. ...