Bota

Shumë pranë Stokholmit, fshati suedez del në shitje për 7 milionë dollarë (FOTOT)

6 Qershor 2020, 15:24 Nga DOSJA
Shumë pranë Stokholmit, fshati suedez del në shitje për

SUEDI– Nëse arrini të mblidhni 7 milionë dollarë, mund të blini një fshat të tërë plotësisht funksional në Suedi, vetëm 90 minuta në veri të Stokholmit.

I ndërtuar në shekullin e 18-të si vendpushim shëndetësor, Sätra Brunn është një shembull i përsosur i arkitekturës së fshatit suedez, ku brenda ka të ndërtuar një një kishë, një shkollë dhe një hotel.

Ky fshat që ka qenë një zonë spa për 320 vjet, u ble nga pronarët aktualë në fillimin e viteve 1990. Ata donin ta ruanin siç ishte, dhe janë përpjekur vetëm ta përmirësojnë, pa tjetërsuar pamjen e tij. Bashkë me fshatin, ofrohen dhe dhjetëra hektarë toka të pyllëzuara, që mund të përdoren për projekte zhvillimore. Personat që kujdeseshin për të janë të moshuar tashmë, dhe mendojnë se është koha që drejtimin ta marrë në dorë dikush tjetër. 

Burimi: cnn

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll