Bota

Del një tjetër video që ndez protestat në SHBA, më 3 mars policia amerikane vrau 33-vjeçarin me ngjyrë. Tubimet për Geor

6 Qershor 2020, 10:10 Nga DOSJA
Del një tjetër video që ndez protestat në SHBA, më 3

SHBA– Vrasja e  George Floyd do të mbahet mend gjatë  jo vetëm për ameikanët, por për mbarë botën. Ai u vra brarbarisht dhe humbi jetën me kokën për betoni të shtypur nga gjunjët e policit amerikanë. Prej afro dy javësh me miliona qytetarë kanë mbushur rrugët e qyteteve në SHBA për të protestuar për vrasjen e  46 -vjeçarit me ngjyrë.

Ndërkohë protesta janë mbajtur edhe në disa shtete të tjera për këtë krim, si në Greqi dhe Suedi.

Por ashtu siç edhe raportojnë mediat e huaja vrasja e George Floyd nuk është rasti i vetëm në Amerikë, pasi në këtë vend niveli i racizmit mbetet teje i lartë. Mediat e huaja kanë publikuar një tjetër video kur policia ka vrarë një 33-vjeçar me ngjyrë, i njohur me emrin Manuel Ellis. Por ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur më datë3  mars të këtij viti.

Pas publikimit të kësaj videoje janë ndezur edhe më shumë tensionet në SHBA, pasi kauza për të cilën mijëra njerëz protestojnë është shumë e gjerë dhe prek shumë njerëz atje, të cilët janë të diskriminuar çdo ditë.

Ndërkohë  që protestuesit plaçkitën dyqane dhe bënë sjellje vandale, ditët e fundit kanë mbajtur protesta më paqësore, që janë përhapur në disa shtete pas vrasjes nga policia të afrikano-amerikanit Floyd.

Kujtojmë se Presidenti Donald Trump publikoi  ​​një deklaratë për shtyp dhe tha se “Pavarësisht racës, ngjyrës, gjinisë apo besimit, të gjithë duhet të marrin trajtim të drejtë nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vrasja e george floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll

Bota 6 Qershor 2020, 09:53

SERBI– Pas vendimit të sotëm nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleks...