Bota

6 Qershor 2020, 09:53 Nga DOSJA

SERBI– Pas vendimit të sotëm nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti për shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili shprehet se ky është vendimi më i mirë.

Sipas Vuçiçit heqja e të gjitha pengesave tregtare mes Kosovës dhe Serbisë është një ide e mirë.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e bëri këtë sepse donte të thoshte nuk më intereson BE-ja, më intereson vetëm SHBA-ja. Ne nuk jemi në të njëjtin pozicion. Ne mendojmë se Kosova është fëmija i tyre (SHBA-së). Nga ana tjetër, është një ide e mirë për të hequr të gjitha pengesat tregtare midis Prishtinës dhe Beogradit. Unë thjesht dua të theksoj se ne nuk jemi në të njëjtin pozicion.”- ka thënë Vuçiç.

Sot kryeministri Hoti përveçse deklaroi se nuk do i delegojë Thaçit udhëheqjen e dialogut me Serbinë, tha se ky vendim për shfuqizimin e masave të reciprocitetit, është bërë për t’i hequr të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut. Vendim ky që  u vendos  më 1 prill nga Qeveria Kurti. E ndër të tjera ai kërkoi që edhe Serbia të heqë pengesat, siç është fushata për ç’njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Kujtojmë se taksa 100 % e vendosur në fund të vitit 2018 dhe më pas reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë në prill të këtij viti, janë dy kushte që u panë si pengesa për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi.

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur u vendos taksa 100%. Beogradi ka kërkuar heqjen e të gjitha pengesave, në këmbim të kthimit në tavolinën e bisedimeve.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll