Politike

Rendi dhe siguria, Lleshaj lëshon gafën nga Shkodra: Policia është e informuar për eksponentët kriminalë, pret të shkeli

5 Qershor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Rendi dhe siguria, Lleshaj lëshon gafën nga Shkodra: Policia

SHKODËR- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi ditën e sotme një takim në Shkodër, ku foli për mbrojtjen e mjedisit, luftën kundër kanabisit dhe problematikat që lidhen me rendin e sigurinë. Përsa i përket luftës kundër kanabisit, ministri vendosi ultimatum deri në fund të qershorit, që qarku të deklarohet i pastër.

Në lidhje me rendin dhe sigurinë, Lleshaj shigjetoi gjykatat, duke thënë se kanë dhënë vendim të pakuptueshme, duke bërë që element të krimit të enden të lirë nëpër qytet. Sipas tij elementët kriminalë janë identifikuar dhe policia është mjaft e informuar për t’i mbajtur në kontroll dhe për t’i goditur, kur të shkelin ligjin.

Shkodra është një qark që ka trashëguar gjendje jo pozitive sa i përket rendit e sigurisë publike, mbetet shumë për të bërë, fatkeqësisht konstatoj falë edhe disa vendimeve të pakuptueshme që s’kam tagër ti gjykoj, por kam të dretjë të mos i kuptoj, kanë bërë që ende në qytet të jenë në qarkullim të lirë, qarkullim, se jo fort të lirë ndoshta, eksponentë krimi të cilët meritojnë vëmendjen e policies. Vëmendje të pashuar e të pandalshme të policisë që të mos cënohet asnjë parametër i sigurisë publike në këtë qytet që përvec të tjerash të paktën për mua përbën një lloj përkufzim të vecantë.Por nuk e them vetëm për arsyen time personale, ku përfshihet ndër të tjera lufta kundër krimit të organizuar që në Shkodër është i identifikuar dhe për të cilin policia është mjaft e informuar për tu mbajtur në kontroll e për tu goditur në cdo cast që tenton të kalojë vijën e ligjit”, tha Lleshaj.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lufta kunder kanabisit sander lleshaj siguria publike lufta kunder kanabisit sander lleshaj siguria publike

Sondazh

Poll