Politike

Ashpërsimi i dënimit për abuzuesit me fëmijët dhe dhunën në familje, Manja: Të hiqet gjykimi i shkurtuar…Gjonaj: Bashk

5 Qershor 2020, 11:22 Nga DOSJA
Ashpërsimi i dënimit për abuzuesit me fëmijët dhe

TIRANËKomisioni i Ligjeve zhvilloi sot një mbledhje online, ku ndër të tjera u diskutuar edhe ndryshimi në procedurën penale për krimet që lidhen me abuzimet me të miturit dhe dhunën në familje. Kreu i Komisionit, Ulsi Manja, propozoi ashpërsimin e ligjeve për këtë kategori. Ai propozoi heqjen e gjykimit të shkurtuar për krimet që lidhen me abuzimet me të miturit dhunën në familje. Manja shtoi, se këto ndryshime do të diskutohen me ekspertët e fushës përkatëse.

Unë dua të ndalem tek veprat penale ku viktima janë të miturit dhe gratë dhe vajzat, sepse kuadri ligjor është i plotë, kodi penal ka sanksionet e duhura,. Parlamenti për dhunën në familje ka ndikuar disa herë në kodin penale. Është radhë që prokuroria dhe gjykata të marrin në konsideratë rrezikshmërinë e këtyre veprave dhe të ngrihen në përgjegjësi. Ndonëse gjykimi shkurtuar është një e drejtë e të pandehurit, si deputet dhe kryetar i komisionit të ligjeve, pas konsultime me kolegët e mi juristë dhe aplikimi i gjykimi të shkurtuar ka disa kufizime dhe të mos i jepet të drejtë asnjë të pandehuri kur kemi të bëjmë me të mitur dhe dhunën në familje. Unë në konsultim me kolegët dhe qeverinë, do ti propozja kuvendit ndryshime në kodin e procedurës penale për të kufizuar të drejtën  me ligj për  gjykimin e shkurtuar për abuzimin me të miturit dhe dhunën në familje. Kjo është iniciativë e imja do ta diskutojmë me ekspertët e fushës përkatëse. Nuk duhet ta lëmë në diskrecionin e prokurorivë dhe gjiqtarëve nje perfitim te tillë që e jep kodi i procedurës penale”, tha Manja.

Pjesë e seancës dëgjimore ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kjo e fundit bëri me dije se janë inspektuar disa godina në Pogradec për të ngritur institucione për të miturit, ndërsa shtoi se bashkitë nuk ofrojnë burime njerëzore për të trajtuar të miturit.

Ngritja e infrastrukturës ishte e pamundur, inspektuam edhe godinën në Pogradec. Nuk mundet që një institut të jetë në një vend si Pogradeci ku nuk ofrohen të gjithë shërbimet. Instituti duhet të trajtohet si duhet dhe me mundësi që të qëndrojnë me prindërit herë pas herë. Bashkitë nuk ofrojnë të gjitha burimet njerëzore të specializuar për të trajtuar të miturit. Janë nxjerrë akte nën ligjore për zbatim të këtyre dënimeve”, tha Gjonaj.

Më tej ajo shtoi, se është ngritur qendra për parandalimin e krimeve me të mitur dhe kanë nisur rekrutimet

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike abuzimi me te miturit dhuna ndaj grave ulsi manja abuzimi me te miturit dhuna ndaj grave ulsi manja

Sondazh

Poll