Politike

‘Zgjedhorja’ pezull, Monika Kryemadhi dhe Shpëtim Idrizi shkojnë në zyrën e Bashës

5 Qershor 2020, 09:31 Nga DOSJA
‘Zgjedhorja’ pezull, Monika Kryemadhi dhe Shpëtim Idrizi

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, kanë mbërritur në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha. Mësohet se mbledhja po zhvillohet në selinë blu.

Ndërkohë, bëhet me dije se në fokus të takimit është Reforma Zgjedhore, e cila tashmë ka mbetur pezull dhe në duart e Bashës.

Paralelisht, Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim. Mbledhja po zhvillohet në Presidencë dhe në fokus ka sërish ‘Zgjedhoren’.

Pas kësaj mbledhjeje, Meta ka lajmëruar se do të ketë një konferencë me gazetarët.

Një ditë më parë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, pas diskutimeve prej 9 orësh me anëtarët e Këshillit Politik dhe ambasadorët Soreca dhe Norman, u shpreh se është arritur një marrëveshje dhe tashmë topi është në fushën e Bashës.

Ndërsa opozita parlamentare i dërgoi letër amabasadorëve Kim dhe Soreca, duke kërkuar përfshirjen në dialogun për reformën zgjedhore. Ata janë shprehur, se ndihen të ofenduar dhe diskriminuar që janë lënë jashtë, ndërsa shtuan se nuk do ta votojnë reformën, nëse nuk bëhen pjesë e debatit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi shpetim idrizi lulzim basha monika kryemadhi shpetim idrizi

Sondazh

Poll