Politike

Negociatat me BE-në/ Meta thirrje palëve: Duhet të tregoni vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, opozita të unifi

5 Qershor 2020, 10:51 Nga DOSJA
Negociatat me BE-në/ Meta thirrje palëve: Duhet të tregoni

Tiranë- Presidenti Ilir Meta sa i përket çështjes së negociatave deklaroi se palët politike në vend duhet të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai i bëri thirrje opozitës që duhet të jetë e qartë në kërkesat e saj dhe të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë.

Data 8 qershor shumë e rëndësishme për negociatat. Mesazhet ka qenë të qarta për opozitën që duhet të jetë e qartë, të unifikojnë kërkesat e saj, të bëjë maksimumin për konsensusin, të koordinohet ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, sidomos me Komisionerin për Zgjerimin dhe Bundestagun gjerman, se atje shikohen me vëmendje reformat, por jo thjesht ana formale e sipërfaqesore e tyre, po ajo thelbësore dhe cilësia e tyre. Palët duhet të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme,  e të mos intimidojnë qytetarët as me arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre.”, u shpreh Meta.

Presidenti zhvilloi sot një konferencë me gazetarët, ku deklaroi se opozita nuk e ka qeverinë tranzitore kusht të padiskutueshëm. Ai theksoi se takimi i sotëm me Yuri Kim ishte pozitiv. Nuk mungoi edhe një mesazh i tij për opozitën, ku i kërkoi që të unfikojnë kërkesat e saj dhe të bëjë maksimumin për konsensusin për Reformën Zgjedhore

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konfernecë ilir meta konfernecë

Sondazh

Poll