Politike

Lëvizje për ‘Zgjedhoren’/ Ambasadorja Kim shkon në zyrën e Metës, Basha mbledh aleatët në seli, Rama “kokë më kok

5 Qershor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Lëvizje për ‘Zgjedhoren’/ Ambasadorja Kim shkon në

TIRANË– Lëvizje nga të gjitha palët për Reformën Zgjedhore. Dita ka nisur me takimin e presidentit Ilir Meta me ambasadorën e SHBA-ve, Yuri Kim, të cilën e ka pritur sot në zyrë.

Në orën 11:00, pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Meta ka pritur në zyrën e tij, Kim. Në fokus të bisedës, sigurisht që ka qenë Reforma Zgjedhore. Paralelisht, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur në takim aleatët e PD-së.

Fillimisht në selinë blu ka shkuar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në zyrë i priste Basha për konsultimet në lidhje me Reformën Zgjedhore. Pas Kryemadhit dhe Idrizit, në zyrë ka shkuar edhe një nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik, Petrit Vasili. Vasili, Basha dhe përfaqësuesi tjetër i opozitës, Oerd Bylykbashi kanë diskutuar ‘kokë më kokë’ për disa orë, derisa në seli kanë shkuar sërish aleatët.

Nuk kanë munguar as lëvizjet nga ana e maxhorancës. Bashkëkryetari i Këshillit Politik dhe përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri ka shkuar në Kryeministri për një takim “kokë më kokë” me Edi Ramën.

Një ditë më parë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, pas diskutimeve prej 9 orësh me anëtarët e Këshillit Politik dhe ambasadorët Soreca dhe Norman, u shpreh se është arritur një marrëveshje dhe tashmë topi është në fushën e Bashës.

Ndërsa opozita parlamentare i dërgoi letër amabasadorëve Kim dhe Sorecaduke kërkuar përfshirjen në dialogun për reformën zgjedhore. Ata janë shprehur, se ndihen të ofenduar dhe diskriminuar që janë lënë jashtë, ndërsa shtuan se nuk do ta votojnë reformën, nëse nuk bëhen pjesë e debatit.

(f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha monika kryemadhi reforma zgjedhore ilir meta lulzim basha monika kryemadhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll