Politike

Abuzimi seksual ndaj 15-vjeçares/ Grida Duma i përvishet Ramës: Fajin e ka gjithë bota, vetëm ti nuk mban përgjegjësi

5 Qershor 2020, 11:24 Nga DOSJA
Abuzimi seksual ndaj 15-vjeçares/ Grida Duma i përvishet Ramës:

Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me rastin e përdhunimit të 15-vjeçares.  Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, Duma duke marrë shkas nga qëndrimi i kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini dje në Kuvend, pohoi se sipas tyre fajin e ka gjithë bota, ndërsa ata  nuk mbajnë kurrë përgjegjësi. Duma thekson më tej se papërgjegjshmëria në këtë qeveri është kthyer në rregull dhe për këtë arsye Rama duhet të largohet nga kjo qeveri.

Reagimi i plotë:

Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi! Kur vritet një fëmijë në landfildin e Bashkisë, kur kryepolici dhunon një grua publikisht, kur shkolla lan duart nga përgjegjësia për fëmijën që dhunohet nga mësues, kur përdhunohen fëmijë mendërisht dhe fizikisht brenda shkollës apo prej rojtarëve të llumit, fajin e kanë të gjithë por jo këta që nuk mbajnë përgjegjësi.
Pastaj i përdorin dhe për “filma” e i mallkojnë siç do tmerroheshin po t’ia mallkonin fëmijët e vet. Përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi. Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja. Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer në rregull! Duhet dhe do t’i largojmë sa me parë!

Në seancën e fundit plenare, kryeministri Edi Rama akuzoi mediat dhe opinionin publik se e kanë trajtuar keq çështjen e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru. Rama tha se me këtë mënyrë trajtimi, viktimat e abuzimit seksual do të kenë frikë për të treguar në të ardhmen atë që ka ndodhur me to.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama grida duma shanrazh me video intime edi rama grida duma shanrazh me video intime

Sondazh

Poll