Politike

“Zgjedhorja”/ Meta: Opozita nuk e ka qeverinë tranzitore kusht të padiskutueshëm, takimi me Yuri Kim ishte pozitiv  

5 Qershor 2020, 10:45 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”/ Meta: Opozita nuk e ka qeverinë tranzitore kusht

Tiranë-Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediet, ku foli për çështjet “më të nxehta” të momentit.  Në fillim të konferencën presidenti u ndal tek propozimi i tij për kreun e Kontrollin e Lartë të Shtetit, ku kuvendit i ka dërguar emrin e Arben Sheut. Kreu i shtetit i bëri thirrje parlamentetit që vlerësojë këtë kandidaturë dhe theksoi se Bujar Leskajt i ka dhënë porosi që të mos i bindet asnjë urdhëri që mund të cënojë paravësinë e këtij institucioni.

Më tej, Meta deklaroi për çështjen e negociatave se palët politike në vend duhet të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai i dha edhe një mesazh opozitës që të unfikojnë kërkesat e saj dhe të bëjë maksimumin për konsensusin për Reformën Zgjedhore. Për këtë reformë të rëndësishme ai nënvizoi se opozita nuk e ka qeverinë tranzitore kusht të padiskutueshëm.

Sakaq ai tregoi detaje edhe nga takimi i sotëm me ambasadoren Yuri Kim, për të cilin tha se ishte një takim pozitiv.  Në fund të konferencës, Meta tregoi edhe për një telefonatë që ka patur me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ku është shprehur se shqiptarët duhet të marrin atë që ju takon.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta konferencë ilir meta ilir meta konferencë

Sondazh

Poll