Politike

Abuzimi me 15-vjeçaren, presidenti Ilir Meta apel për drejtësinë: Dje shoqëria reagoi, dhuna s’mund të kthehet në siste

5 Qershor 2020, 09:35 Nga DOSJA
Abuzimi me 15-vjeçaren, presidenti Ilir Meta apel për

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar protestën e djeshme në kryeqytet, ku qindra qytetarë dënuan aktin e rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës në Babrru dhe kërkuan dënim maksimal për pedofilinë. Me një reagim në rrjetet sociale, ku shpërndan edhe pamje nga protesta, kreu i shtetit thotë se dhuna duhet të ndëshkohet, për të mos u kthyer në sistem. Meta i tërheq vëmendjen edhe ministrisë së Arsimit, për të cilën thotë se duhet që të jetë më e vëmendshme në këto raste.

POSTIMI I PLOTË:

Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëhere dhuna kthehet në sistem!

Vlerësoj dhe e përshëndes reagimin e djeshëm qytetar në protestën marshim të organizuar dje në Tiranë, dhe do t’i mbështes e inkurajoj gjithmonë të gjitha nismat kundër çdo forme dhune dhe abuzivizmi.

Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

I bëj thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru, dhe nxis institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.

Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre! 

Për dy orë rresht, qytetarë dhe personazhë publikë dolën në shesh dhe protestuan kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Me pankarta të shumta, protestuesit marshuan nga sheshi “Nënë Tereza”, tek sheshi “Skënderbej” dhe më pas u ndalën para Ministrisë së Arsimit me thirrjet: Ministria e turpit! Reagimet vijnë pas përdhunimit të një 15-vjeçareje në Babrru, nga roja i shkollës. Abaz Doku, 65 vjeç, abuzoi për 2 vite me të miturën, dhe e shantazhoi me video intime, dhe me etiketime fyese në muret e lagjes. Pamjet ua kaloi edhe disa djemve të tjerë, të cilët gjithashtu abuzonin seksualisht me vajzën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta per femijerine e vjedhur perdhunimi i vajzes ne kamez ilir meta per femijerine e vjedhur perdhunimi i vajzes ne kamez

Sondazh

Poll