Politike

Reforma zgjedhore/ Meta: Opozita nuk e ka qeverinë tranzitore kusht të padiskutueshëm

5 Qershor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Reforma zgjedhore/ Meta: Opozita nuk e ka qeverinë tranzitore kusht të

Presidenti Ilir Meta u shpreh ditën e sotme se nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore. Ai apeloi për konsensus sa më të shpejtë, jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe si kusht për integrimin në Bashkimin Europian. Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Nuk kam qenë pjesë e diskutime dhe nuk e shoh të arsyeshme të bëhem pjesë. Dëshitoj dhe apeloj përsëri për konsernsus sa më të shpejt, sepse është detyrim ndja qytetarëve shqiptarë, që të kenë siguri se vota e tyre të jetë e barabartë. Shpresoj që reforma të mbyllet brenda këtyre ditëve.8 qershori është një datë e rëndësishme, që edhe Komisioni Europian të shënojë një lajm pozitiv në drejtim të vendeve anëtare. Duket që ka një progress nga të gjitha raportime që janë bërë. Cështja ka mbetur tek disa elementë që nuk duhet të rrezikojnë konsensusin. Në dijeninë time di që opozita nuk ka vendosur kusht të padiskutueshëm qeverinë tranzitore. Mospasja e një kushti të tillë e bën konsensusin tërësisht të mundur dhe shpresoj të kemi një lajm pozitiv”, tha Meta.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll