Politike

Meta tregon detaje nga takimi me Yuri Kim: Ishte shumë pozitiv, SHBA mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

5 Qershor 2020, 10:54 Nga DOSJA
Meta tregon detaje nga takimi me Yuri Kim: Ishte shumë pozitiv, SHBA

Tiranë-  Presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi i sotëm me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Meta në një konferncë për mediet u shpreh se takimi ishte pozitiv dhe se SHBA mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Ishte një takim zyrtar, nuk dua të bëj komente. Ishte shumë pozitiv. SHBA mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Unë si president në këtë drejtim kam bërë përpjekjet e mia që palët politike të mos fokusohen  tek interesat e momentit, apo afatshkurta, por të fokusuohen që Shqipëria të ketë progres sa më të shpejtë në këtë aspekt dhe pse fatkeqësisht kushtet janë shtuar. Shpresoj që edhe kushtet e tjera të bien të mos kemi kishte shtesë”,  tha Meta në një konferencë për mediet.

Presidenti zhvilloi sot një konferencë me gazetarët, ku deklaroi se opozita nuk e ka qeverinë tranzitore kusht të padiskutueshëm. Ai theksoi se takimi i sotëm me Yuri Kim ishte pozitiv. Nuk mungoi edhe një mesazh i tij për opozitën, ku i kërkoi që të unfikojnë kërkesat e saj dhe të bëjë maksimumin për konsensusin për Reformën Zgjedhore

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll