Sport

Man. City tani është në krizë, ndihmësi i Guardiolës zbulon planet e kalimit në një ligë tjetër

16 Maj 2020, 16:57 Nga DOSJA
Man. City tani është në krizë, ndihmësi i

Pep Guardiola me siguri që po mendon largimin nga Manchester City. Ndihmësi i tij, Manuel Estiarte, ka zbuluar ambicien e trajnerit spanjoll për të punuar në Serinë A.

Estiarte ka qenë pjesë e stafit teknik të Pepit që nga koha kur ai mori drejtimin e Barcelonës “Mund të them se Pep e dashuron Italinë dhe ka kujtime shumë të bukura nga ai vend”, ka thënë Estiarte së fundmi për mediat italiane.

“Seria A po e rimerr veten nga vitet e vështira që ka kaluar. Ideja fillestare e Pepit ka qenë që të punonte në të katër kampionatet kryesore: Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali. Nuk them se do të ndodhë, po pse jo? Kjo është në planet e tij”, ka shtuar tekniku.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport city guardiola serie a city guardiola serie a

Sondazh

Poll