Sport

Borussia Dortmund shkëlqen në ditën e parë të rikthimit, shpartallon 4-0 Schalke 04

16 Maj 2020, 15:42 Nga DOSJA
Borussia Dortmund shkëlqen në ditën e parë të

Borussia Dortmund e ka rinisur kampionatin gjerman në mënyrë të shkëlqyer. Skuadra verdhezi fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Schalke 04 në derbi.

Skuadra verdhezi ka dominuar takimin nga fillimi në fund. Sulmuesi Haaland hapi rezultatin që në minutën e 29′. Ai mori një top mjaft të mirë në hyrje të zonës dhe nuk gaboi duke e dërguar në rrjetë. Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë ishte Guerreiro që dyfishoi shifrat me një silurë në minutën e 45′ për 2-0.

Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës, pasi Dortmundi gjeti dhe golin e tretë me anë të Thorgan Hazard. Belgu shfrytëzoi mirë një kundërsulm dhe gjeti golin për 3-0.

Borussia nuk u ndal me aq, pasi Guerreiro gjeti dhe golin e dytë personal pas një asisti të Haaland. Verdhezinjtë e nisin me një fitore të rëndësishme duke u konfirmuar si rivali kryesor i Bayern-it.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga dortmund schalke 04 bundesliga dortmund schalke 04

Sondazh

Poll