Sport

“Më ka bërë ofertë Milani”, trajneri Panucci rrëfen se është njeri që respekton kontratat

16 Maj 2020, 15:55 Nga DOSJA
“Më ka bërë ofertë Milani”, trajneri Panucci

Christian Panucci ka zbuluar se mund të kishte luajtur te Milani, por – edhe po të donte – nuk mund të largohej nga Juventusi. Ai ka shkruar emrin e tij me germa të arta me bardhezinjtë, por mbase i ka mbetur peng që nuk shkoi në Milano.

“Kisha firmosur me Juventusin, pra kisha një kontratë. Më kërkoi Milani, që atëherë ishte skuadra më e fortë në botë”, është shprehur ish-trajneri i kombëtares shqiptare.

Panucci ka folur edhe për kohën, kur refuzoi të rrinte në pankinë në periudhën e trajnerit Spalletti. “Ai luajti me Cassetti në formacion, i cili nuk ishte stërvitur një ditë para ndeshjes dhe kishte qenë jashtë për një kohë të gjatë. Shumë menduan se e bëri këtë vetëm për të më ulur mua. Personalisht kam qenë trajner për 5 vite dhe shpresoj të mos sillem kurrë siç bëri Spalletti në atë rast”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata milan panucci deklarata milan panucci

Sondazh

Poll