Sport

Materazzi ngacmon Juventusin dhe ka një koment për Mourinho: Ai ishte bir k…, do vrisja veten po të humbisja finalet

16 Maj 2020, 15:22 Nga DOSJA
Materazzi ngacmon Juventusin dhe ka një koment për Mourinho: Ai ishte

“Do ta kisha vrarë veten”. Kjo ka qenë fjalia më pikante e një interviste të fundit të ish-mbrojtësit interist, Marco Materazzi. Ai nuk ishte një fenomen, por do të mbahet mend gjatë nga tifozët e futbollit italian.

Duke thumbuar Juventusin për faktin se ka dështuar disa herë në finale, italiani ka komentuar me ironi vitin 2010, kur Interi fitoi tripletën. “Kur nuk fiton dhe përfundon i dyti, është e papërballueshme. Juventusi mbërrin gjithmonë dhe pastaj humbet në finale. Duhet edhe fat. Champions vlen sa dy apo tre kampionate”.

I pyetur për trajnerin Jose Mourinho, i cili i dha tripletën Interit, Materazzi ka folur me fjalët më të mëdha të mundshme. “Ishte fenomen. Në stërvitjen e tij të parë, ne të gjithë po heshtnim. As miza nuk pipëtinte. Ai e vuri re dhe na tha: ‘Mund edhe të qeshni me mua’. Aty të gjithë u shkrimë dhe nisi argëtimi. Nga jashtë Mou duket ndoshta si një rreshter i keq, por me ne ishte si vëlla dhe një bir k… motivues. Ai të vriste”, ka thënë Materazzi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter materazzi mourinho inter materazzi mourinho

Sondazh

Poll