Sport

Dalin zyrtarisht autopsitë, mediat zbulojnë ilaçin që përdorte Kobe Bryant para aksidentit

16 Maj 2020, 15:14 Nga DOSJA
Dalin zyrtarisht autopsitë, mediat zbulojnë ilaçin që

Autopsia më në fund është zbuluar publikisht. Legjenda Kobe Bryant, i cili humbi jetën bashkëm e disa miq të tij, përfshirë edhe vajzën, në një aksident me helikopter muaj më parë, raportohet se ka përdorur ilaç kundër çrregullimit të vëmendjes në trup në momentin kur ka humbur jetën.

Ngjarja e hidhur ka ndodhur në 26 janarin e kaluar në Kaliforni. Mediat kanë zbuluar autopsinë e nëntë pasagjerëve që kanë qenë në helikopter, mes të cilëve edhe Gianna, vajza e dytë e ish-basketbollistit.

Ilaçi që përdote Bryant është metilfenidat, i njohur në farmaci me emrin tregat Ritalin. Ai përdoret për të trajtuar mungesën e përqendrimit. Piloti i helikopterit, Ara Zobayan, nuk ka përdorur alkool apo ndonjë drogë. Autopsia e secilit tregon se të gjithë pasagjerët kanë pësuar dëmtime të menjëhershme në momentin e përplasjes dhe kanë ndërruar jetë menjëherë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aksidenti ilaci kobe bryant aksidenti ilaci kobe bryant

Sondazh

Poll