Sport

Zbulohet raporti për pilotin që aksidentoi për vdekje Kobe Bryant, nuk gjënden shenja…

16 Maj 2020, 09:43 Nga DOSJA
Zbulohet raporti për pilotin që aksidentoi për vdekje Kobe

SHBA-Hidhen poshtë aludimet e mediave se piloti i helikopterit me të cilin humbën jetën legjenda e basketbollit amerikan Kobe Bryant dhe 8 persona të tjerë, kishte konsumuar alkol dhe drogë. Në autopsinë që i është kryer pilotit 50-vjeçar Ara Zobajan nuk janë gjetur shenja alkoli dhe droge ndërsa  policia e Los Angelesit ka marrë në dorë nga mjekësia ligjore një raport prej 180 faqesh. 50-vjeçari Ara Zobajan ishte piloti në aksidentin tragjik. Raporti tregon se të gjithë pësuan lëndime të menjëhershme fatale kur helikopteri u rrëzua në kodër.

Ky raport ofron një vështrim klinik se sa brutal ishte aksidenti. Teksti përshkruan se si kishte kocka të thyera, pjesë të trupit të shpërbërë dhe një erë e keqe që vinte nga ato që digjeshin, nga ato që kishin mbetur. Raporti thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ara zobajan kobe bryant ara zobajan kobe bryant

Sondazh

Poll