Sport

VIDEO/ Dezinfektim stadiumit dhe qendrës stërvitore, Tirana bëhet gati të “nxehë muskujt” për rfillimin e kampionatit

16 Maj 2020, 15:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Dezinfektim stadiumit dhe qendrës stërvitore, Tirana bëhet

TIRANË-Tirana është bërë gati dhe po përgatitet për rinisjen e Superiores. Nëpërmjet një publikimi të fundit në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas tregon se është bërë dizinfektimi i ambienteve të stadiumit “Selman Stërmasi”, por njëkohësisht edhe të kompleksit “Skënder Halili”.

Pra në një farë mënyre duke rregulluar “shtëpinë e vjetër”, pasi bardheblutë i kishim parë në ndeshjet e fundit që të luanin vetëm në “Air Albania”. Tashmë kryesuesit aktual të Superiores, po garantojnë sigurinë për futbollistët që do të gjenden në stadiumin e tyre, duke ulur rrezikun e infektimit nga pandemia.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klubi bardheblu selman stermasi tirana klubi bardheblu selman stermasi tirana

Sondazh

Poll