Sport

FOTO/Rikthehet Bundesliga, në derbin Schalke-Dortmund pjesë edhe një futbollist shqiptar

16 Maj 2020, 09:21 Nga DOSJA

GJERMANI-Pas një ndërprerje prej më shumë se 2 muajsh, Bundesliga do të rifillojë sezonin me një supersfidë. Edhe pse pa tifozë dhe nën masa të rrepta sigurie për shkak të COVID-19, Borussia Dortmund-Schalke 04 është një duel që premton shkëndija dhe emocione. Në orën 15:30 në Signal Iduna Park, verdhezinjtë e Lucien Favre do të tentojnë fitoren e 5-të radhazi në kampionat për t’i afruar sa më shumë Bayernit kryesues që ka 4 pikë më shumë pas 25 javësh kampionat.

Një mundësi kjo e shkëlqyer për talentin shqiptar Jason Ceka. 20-vjeçari, i cili është pjesë e Shalkes, është grumbulluar me ekipin e parë dhe ka shansin ideal për të debutuar në Bundesligë. Shqiptari ka kaluar në të gjitha ekipet e moshave të Shalkes dhe së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së dytë, ku është titullar fiks dhe ku ka shkëlqyer si një mesfushor organizator.

Ai po stërvitet prej dy javësh me ekipin e parë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit ditën e sotme.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi i ruhr jason caka schalke derbi i ruhr jason caka schalke

Sondazh

Poll